Disa nga komunat e Kosovës, kryesisht ato që udhëhiqen nga AAK-ja, kanë dalë kundër vendimit të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës. Ka shkuar në shtatë numri i komunave që kanë thirrur për rinisjen e mësimit nesër dhe ta bojkotojnë grevën e SBASHK-ut.
Katër Komuna të Kosovës që udhëhiqen nga Aleanca për Adhmërinë e Kosovës (AAK) kanë bërë thirrje që nesër të fillojë mësimi pas ofertës së marrë nga kryeministri Haradinaj për ngritje të pagave për mësimdhënësit.
Deçani, Obiliqi, Juniku dhe Mamusha janë katër nga Komunat që udhëhiqen nga AAK që kanë kërkuar fillimin e mësimit që nga nesër, transmeton Gazeta Metro.
Kurse kësaj nisme ju janë bashkangjitur edhe Komuna e Mitrovicës, Vitisë dhe Hani i Elezit.
Por, nuk dihet se nesër këtyre thirrjeve nga Kryetarët e këtyre shtatë Komunave dhe drejtorëve të Arsimit nëpër këto Komuna do t’i bashkangjiten mësimdhënësit nëpër shkolla, transmeton Gazeta Metro.
SBASHK’u ka bërë thirrje që përkundër presioneve të shumta që po bëhen nëpër këto Komuna, greva të mbahet dhe mësimi mos të fillojë në asnjërën nga Komunat e Kosovës
Ndërkaq, Qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit. Kryeministri Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.