Shtatë të vdekur në Serbi e një në Kroaci nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Në Serbi kanë vdekur shtatë persona si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 372 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë testuar 9653 mostra.

Në Serbi deri më tash kanë vdekur nga koronavirusi 558 persona. Janë regjistruar në total 24.892 raste.

Në Kroaci nga COVID-19 ka vdekur një person në 24 orët e fundit e janë regjistruar 71 raste të reja. Numri total i të vdekurve në Kroaci nga COVID-19 ka arritur në 141. Ndërsa janë regjistruar 4993 raste që nga fillimi.

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë testuar 1632 mostra.

Të ngjashme