Shtatë të vdekur nga përplasja e dy avionëve në Gjermani dhe Zvicër

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e përplasjes së një aeroplani mbi një shtëpi në Gjermaninë perëndimore, tre persona kanë humbur jetën.

Policia e Rhine-Westphalia ka bërë të ditur se avioni është rrëzuar mbi çatinë e shtëpisë në qytetin Wesel, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se ende nuk dihet qartë se sa njerëz ishin në bord dhe se viktimat nuk janë identifikuar ende.

Një fatkeqësi e ngjashme ka ndodhur edhe në Alpet Zvicerane, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën.

Të ngjashme