Shtatoret e tre liderëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sulejman Vokshit do të vendoset në oborrin e Lidhjes.
Ky vendim është marrë pas miratimit të të kërkesës së Komisionit Shtetëror për Shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Gurthemeli i shtatoreve është vendosur me 10 qershor në kuadër të shënimit të 140 të Lidhjes.
Sivjet në shënimi të Vitit Mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, organizuar nga Qeveria e Kosovës, Shqipërisë dhe ajo Maqedonisë për të nderuar veprën e heroit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, janë mbajtur dhe do të mbahen një varg aktivitetesh.