Lladrovci diskuton për përurimin e shtatorëve të heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 15:56 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim shefin e protokollit të shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Orhan Hajrizi dhe Ardian Kolaj, zyrtar i lartë i protokollit, me të cilët ka biseduar për agjendën dhe përgatitjet e manifestimit me rastin e përurimit të shtatorëve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Ne këtë takim, Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e protokollit të shtetit për bashkëpunimin dhe janë dakorduar për agjendën e manifestimit të përurimit të shtatorëve të cilat do të vendosen ne sheshin “Fehmi Lladrovci”, me rastin e 20 vjetorit të rënies së tyre heroike.

Shefi nga Protokolli i shtetit, Orhan Hajrizi ka treguar se organizimi për këtë manifestim është duke shkuar sipas planifikimit dhe ka falënderuar Lladrovcin për bashkëpunimin e ofruar dhe pritjen nga ana e tij.

Përurimi i shtatorëve, të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, do të mbahet pas dy ditësh, të enjten me datë 20 shtator 2018, në ora 12:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci”, manifestim ky i cili mbahet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë manifestim të rëndësishëm do ta nderojnë personalitete të shquara nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për të nderuar jetën dhe veprën e heronjve.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit dhe me gjerë t’i bashkëngjiten këtij manifestimi, sepse hapësira e siguruar është e mjaftueshme për mijëra pjesëmarrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme