Shtatëdhjetë mijë euro për ngritjen e dy shtatoreve

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Ndërtimi i dy shtatoreve do t`i kushtojë arkës së Gjilanit 70 mijë euro.

Me buxhetin e sivjetmë është paraparë ndërtimi i shtatores për heroin Agim Ramadani dhe i asaj për heroin Mulla Idriz Gjilani.

Partitë opozitare dhe Lidhja e Historianëve kanë shfaqur kritika, duke e kritikuar Komunën për polarizim të qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Komunarët deklarojnë se shtatorja e re e heroit Agim Ramadani do të vendoset në afërsi me objektin e Teatrit të Gjilanit, gjersa shtatorja e vjetër do të zhvendoset në fshatin Zhegër, ngase është kërkesë edhe e banorëve të fshatit.

Në vitin 2017 Komuna ka shpenzuar afro 55 mijë euro për ndërtimin e shtatores së “Idriz Seferit” dhe ndërtimin e 5 busteve të tjera për veprimtarët, të cilët kanë dhënë kontribut për çështjen kombëtare. Shtatoret dhe bustet janë të koncentruara në qendrën e qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme