Shtatori “zbut” krizën në Shqipëri, reshje shiu rekord në 4 vjet

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Ky shtator ka sjell më shumë reshje shiu krahasuar me 3-4 vitet e mëparshme, gjë e cila ka përmirësuar dukshëm situatën hidrike në pellgjet ujëmbledhëse të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Sipas meteorologes Tanja Porja, reshjet e këtij muaji vlerësohen sa nga 3,5 në 4-fishin e normave të reshjeve mujore. Stuhitë me rrebeshe shiu u fokusuan në zonat veriore ku në 24 orë, sasitë e reshjeve kanë variuar nga 180 në 300 mm nga veriperëndimi dhe skajin verior të Shqipërisë.

Ndërsa pellgjet Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës kanë marrë nga 350 në 550 mm reshje gjatë shtatorit 2022, ndërsa reshje të konsiderueshme deri në 2-fishin e normës ka pasur në zonat qendrore në shtrirjen Krujë – Tiranë – Elbasan. Zonat jugore kanë shënuar reshje shumë më të pakta se pjesa tjetër e vendit, por megjithatë kanë plotësuar normat mujore të cilat në klimën shqiptare vlerësohen nga 40 mm në juglindje deri në 80 mm në zonat malore jugperëndimore si Llogaraja, Tepelena dhe Gjirokastra.

Muaji shtator 2022 ka thyer tablonë e thatësirës së gjatë që përfshiu territorin shqiptar pas përmbytjeve të dimrit 2020 – 2021.

Të ngjashme