Shtatorja e simbolit të rezistences kombëtare ADEM DEMAÇI duhet të vendoset në një lokacion më kuptimplotë në aspektin simbolik dhe arkitektonik-urbanistik, hapësirë kjo që do të inkurajonte komunikimin dhe ndërveprimim mes njerëzve. Shtatorja mund të vendoset në hapësirën pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës apo edhe në hapësirën e fillimit të Bulevardit Nënë Tereza, pranë kampusit universitar, hapësirë kjo që pritet të shndërrohet në bulevard për këmbësorë, sipas planit rregullues urban në fuqi.
Për të realizuar këtë qëllim, institucionet përgjegjëse duhet të shpallin konkurs ndërkombëtar të arkitekturës për projektimin e hapësirës publike ku planifikohet vendosja e shtatores së Adem Demaçit dhe krahas kësaj të shpallet konkurs ndërkombëtar për idenë e shtatores.
Çdo vendimmarrje tjetër, në mënyrën siç ka ndodhur deri më tani nga institucionet përgjegjëse është improvizim klasik ballkanik.
Arianit Bytyçi është arkitekt.