Shtatorja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, forma e së cilës është prezantuar të martën në Prishtinë do të jetë e gjatë tri metra dhe do të kushtojë 49 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
Skulptori Agron Blakqori tha se është kënaqësi për të që ta punojë këtë shtatore.
Ndërsa ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi theksoi se kjo shtatore ka kushtuar 49 mijë euro.
Ajo tha se do të bisedohet me komunën e Prishtinës se ku të vendoset, mirëpo sipas saj, është mirë që ajo të vendoset pranë stadiumit.
Ndërsa për Gramoz Vokrrin, djali i Fadil Vokrrit tha se forma e shtatores i përngjan babait të tij.