Një grua shtatzënë e cila kishte rezultuar pozitiv në testin Covid-19 ka sjellë në jetë sot foshnjën.
Ajo tanimë konsiderohet e shëruar nga infektimi pasi që ka dal negativ në dy teste.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.
“Gruaja shtatzënë ka qenë e infektuar dhe e hospitalizuar në Klinikën Infektive, por tanimë ajo është e shëruar. Shtatzëna ka qëndruar 17 ditë në Klinikën Infektive për tu trajtuar nga virusi, pas dy javësh ka dalur negative dhe sot e ka përfunduar lindjen me operacion. Nëna dhe beba janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për indeksonline.
Ismajli shtoi se nuk ka asnjë rast me Covid-19 nga personeli shëndetësor dhe pacientët në Klinikën e Gjinekologjisë.