Shtatzënave në Angli u mohohet ndihma e shëndetit mendor perinatal, shkak Covid-19

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Në vitet 2020-2021, vetëm 31 mijë gra nga 47 mijë, arritën të kenë qasje në shërbimet e shëndetit mendor perinatal.

Mijërave gra shtatzëna në Angli u është refuzuar ndihma për shëndetin e tyre mendor, për shkak të pandemisë, raporton The Guardian.

Në vitet 2020-21, 47 mijë gra pritej të kishin qasje në shërbimet e shëndetit mendor për të ju ndihmuar në gjendjet si ankthi dhe depresioni gjatë ose pas lindjes, por vetëm 31 mijë arritën që të marrin ndihmë.

Një në pesë gra kanë probleme të shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe gjendje të tjera që ndodhin gjatë shtatzënisë ose në vitin e parë pas lindjes së një fëmije.

Kolegji Mbretëror i Psikiatërve në Britani, zbuloi se pandemia nuk ishte arsyeja e vetme që shëndeti mendor i mijëra grave nuk merrej parasysh.

Arsye tjetër është edhe mungesa e investimeve lokale në shërbimet e shëndetit mendor dhe kjo do të thotë që në shumë zona në Angli, gratë shtatzëna dhe të tjerët nuk mund të marrin mbështetje.

Trudi Seneviratne, nënpunës i Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve, tregoi se për shkak të financimit nuk kanë arritur gratë të marrin shërbimet e nevojshme.

“Personeli në kujdesin shëndetësor mendor kanë bërë çdo përpjekje për të mbështetur gratë në këto kohë jashtëzakonisht të vështira, por shërbimet kanë qenë nën një sforcim i paparë. Financimi për objektet e shëndetit mendor është i vonuar, por është më urgjent karshi pandemisë COVID-19″.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme