Sulmuesi brazilian, Neymar, ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën.
E natyrisht që në kontratën e re edhe të ardhurat për të do të jenë shumë herë më të mëdha.
Shtëpia e tij e re në Brazil ka lënë pa mend brazilianët të cilët jetojnë në varfëri.
Sipas medieve braziliane që kanë publikuar disa foto, shtëpia e re e Neymarit ka një sipërfaqe prej 6 265 metrash katrorë.
Shtëpia është ndërtuar në Portobello, një vend që është një orë larg qytetit më të madh brazilian, Rio De Janeiro.
Përpos kësaj shtëpie të jashtëzakonshme, Neymar ka edhe një jaht 25 metrash të gjatë në vlerë prej 3,5 milionë euro si dhe një aeroplan privat që kushton katër milionë euro.