“Shtëpia e Shqiptarëve”, projekt që do të bashkojë diasporën

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 09:13 | Nga

Qendrat Kulturore të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë qendra të cilat do të funksionojnë sipas modelit britanik, hebraik, turk etj, shtete të cilat kanë hapur shumë prej kohësh qendrat e tyre kulturore nëpër vende të ndryshme në botë.

Kështu i ka thënë RTK-së Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit në Ministrinë e Diasporës, gjatë prezantimit të hulumtimit për qendrat e përbashkëta kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të hapen nëpër botë dhe do të marrin funksionin e Shtëpia e Shqiptarëve.

“Ne, si dy qeveri, Kosova dhe Shqipëria, kemi nënshkruar një marrëveshje. Por qendrat që do të hapen nuk do të jenë 100 për qind vetëm për diasporën. Do të jenë shumë më tepër, pasi do të mund të funksionojnë edhe për diplomaci publike. Ky është konkluzioni i ekspertëve ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë në hulumtim, Këshillit Britanik etj etj”, tha Kushtrim Sheremeti, shef i kabinetit në Ministrinë e Diasporës.

Sipas tij, janë dy probleme Aspekti konceptual i funksionimit dhe baza ligjore.

” Ne tani kemi tre qendra të hapura me status jo të definuar në të cilën kemi tre drejtor si ushtrues detyre. Gjithmonë marrim vërejtje nga auditori për rrogën e tyre e cila nuk parashihet në skemën e pagave. Por, nuk kemi mekanizëm tjetër. Por, ne jemi duke ndryshuar ligjin për diasporën dhe hulumtimi do të inkorporohet në ligj’, tha tutje Sheremeti.

Sipas tij, Qendrat do të financohen nga dy shtetet tona.

‘ Edhe Kosova dhe Shqipëria janë në nivel jo të mira financiarë dhe nuk do të mund të mbahen në nivelin britanik psh. Por do të fillojmë dhe presim që të financohen dhe nga skema tjera”.

“Do të funksionojë si Shtëpia e shqiptarëve duke marrë modelin anglez, hebrenj. Modelet janë dhe tani duhet të ulemi për ta implementuar. Londra është vendi i parë ku do të hapej Qendra e parë pilot, pasi edhe Këshilli Britanik ka ndihmuar në Hulumtim. Apo ndoshta edhe Norvegjia, në këto dy vende do të pilotohet me qendrat e para të përbashkëta. Pra është çështje e marrëveshjes mes dy qeverive tona”, tha Kushtrim Sheremeti, shef i kabinetit të Ministrisë së Diasporës.

 

 

Të ngjashme