Një shtetas amerikan është arrestuar pasi kishte shantazhuar dhe kanosur viktimën femër, përmes rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur të hënën në Viti, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Është informuar zyra për shtetas të huaj, thuhet në njoftimin e policisë.