Shtetasi serb zihet duke kontrabanduar 130 kilogramë mish derri, arrestohet

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi ai është zënë me mall të kontrabanduar nga Serbia.

Policia, gjatë kontrollimit të një veture me targa të Serbisë, në fshatin Banje të Zubin Potokut, ka gjetur në bagazh rreth 130km mish derri.

Me urdhër të prokurorit, vetura e të dyshuarit është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë ndërsa i dyshuari është dërguar në stacionin policor për tu intervistuar, bënë të ditur policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme