Shtetasi turk arrestohet në Maqedoni, udhëtonte me dokumente të falsifikuara

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonin e Veriut, njofton se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Ohrit policia ka arrestuar një shtetas të Turqisë pasi tek i njëjti janë gjetur dokumente udhëtimi dhe identifikimi të falsifikuara të Kroacisë.

“Më datë 02.01.2022 në ora 13:00 në pikëkalimin kufitar Aeroporti “Shën Apostull Pavle” në Ohër, punonjësit e policisë i kanë hequr lirinë E.K. (36) nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se dokumenti i udhëtimit kroat që ka dorëzuar ishte i falsifikuar”.

“Gjithashtu gjatë ekzaminimit iu gjet një kartë identiteti kroate e falsifikuar dhe një patentë shoferi kroat. I njëjti i është dorëzuar punonjësve të policisë në SPB-Ohër për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB

Të ngjashme