Shtetet e QUINT-it kanë përkrahur zgjedhjet e 23 prillit në komunat veriore.
Përmes një deklarate, këto shtete kanë shprehur keqardhjen për mospjesmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje.
“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrin pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore”, thuhet në deklaratë.
Këto shtete bëjnë thirrje për shmangie të dhunës dhe janë optimist që autoritetet shtetërore të veprojnë me profesionalizëm.
“Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet ndër të tjera.