Sapo Arbër Zeneli mori topin, elektriciteti u vërejt kudo. Kjo nuk është e pazakontë: sulmuesi i krahut të majtë, është një nga lojtarët e ngarkuar me ngritjen e Kosovës përtej nivelit që shumëkush e mendon dhe kur kishte nevojë më së shumti, ai e bëri sërish.
Kosova ishte e frustruar me avantazhin e Bullgarisë të hënën në Prishtinë, ku vetëm gjysmë orë loje e ndante nga disfata në kualifikime për “Euro 2020”, shkruan ESPN, transmeton “Koha Ditore”.
Pastaj, nëpërmjet një vrapimi nga krahu i majtë, kalimin e një mbrojtësi dhe goditjen që dërgoi topin në rrjetë, Zeneli bëri që atmosfera të shpërthejë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Ëndërroni, Dardanë”, thuhej në panon e tifozëve që e kishin vendosur përreth stadiumit para se të fillonte ndeshja. Tifozët e Kosovës po vazhdojnë të besojnë në atë që për një kohë të gjatë ishte e pabesueshme.