Shthurje totale e inteligjencës serbiane

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 14:41 | Nga Halil Matoshi

Operacioni në Manastirin Banjska âsht goditja fatale që iu dha segmenteve proruse në Shërbimin e inteligjencës serbiane (BIA) duke i rrjedhë informacione tek shërbimet aleate të Kosovës.

Kjo âsht fitore spektrakulare e NATO-s kundrejt Rusisë. në rrafshin informativ.

Aleksandar Vučić-it para syve iu thërrmu strategjia e inkursionit në Kosovë, përmes luftës hibride, tue kamuflu përfshimjen direkte mas rebelimit të serbëve në veri të Kosovës.

Ai mâ s’di çka flet.

Âsht demasku fuqishëm edhe roli i Kishës Ortodokse Serbiane në Kosovë, megjithë distancimin e saj, që erdhi si pasojë e dështimit ushtarak!?

I dërmuem dhe humbës (edhe me terma ushtarakë) ai nuk ka mâ asni justifikim para Perëndimit që investonte resurse ta ndihmonte të dilte me ftyrë nga kthetrat putiniste.

Në Banjska u shënu fillimi i fundit të ndikimit rus në rajon dhe fillimi i dështimit përfundimtar i destabilizimit të Kosovës.

Porse, përleshja e dy qytetnimeve dje, duhet me u shërby për këndellje politikanëve në Prishtinë, se pa ShBA dhe NATO, asni betejë nuk fitohet.

Të ngjashme