Shtohen forcat e rendit në trafik

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 08:37 | Nga

Ka rreth një muaj që në çdo hyrje-dalje të kryeqytetit janë stacionuar zyrtarët policor. Ata vëzhgojnë dhe bëjnë kontrolle të vazhdueshme rutinore. I gjithë ky shtim i zyrtarëve policor në trafik është bërë për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ditur këta të fundit një adresë se ku mund t’i gjejnë më afër policinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka bërë të ditur se të gjitha këto janë plane policore.

“Janë plane policore. Rutinë normale pra s’ka diçka të veçantë në gjithë këtë. Ka afro një muaj gati që ata janë aty, vetëm për shkaqe sigurie”, ka thënë Kelani.

Sipas tij, ky shtim i pjesëtarëve të policisë është edhe për identifikim sa më të lehtë të njerëzve, për të ditur se ku janë.

“Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme apo të veçantë, e gjithë kjo është diçka e rregullt”, ka shtuar Kelani.(Indeksonline)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme