Lojërat e fatit, policia nis aksionin në gjithë Kosovën

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në të gjithë Kosovën është duke u zhvilluar një aksion policor a i përket kazinove dhe lojërave të fatit, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një konferencë për medie ka thënë se nuk mund të japin informata shtesë sa i përket këtij aksioni për shkak se ai është ende duke vazhduar.

“Dua të ju jap një informacion të rëndësishëm i cili ka të bëjmë me zhvillimin e një operacioni policor në nivel vendi, në të gjitha rajonet e Kosovës që ka të bëjë me lojërat e fatit, informacionet rreth këtij aksioni do ju japim pas përfundimit të operacionit dhe kompletimit të gjitha informacioneve që mund të posedojmë”, ka thënë Kelani, raporton EO.

Ditëve të fundit janë vrarë dy persona në kazino, njëri në Suharekë dhe tjetri në Lipjan. Deputetët e Kuvendit të Kosovës po mbajnë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me mbylljen e kazioneve dhe lojërave të fatit. Edhe komunat e ndryshme kanë nisur iniciativën për nënshkrimin e peticionit për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Të ngjashme