Kelani: Arrestimi i Gjuriqit është bërë me vendim të MPJ-së

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 20:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani në një prononcim për media ka thënë se aksioni të cilin e ka marrë Policia e Kosovës ka qenë në vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në vendime të bazuara në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme i cili ka bërë refuzimin e hyrjes së disa personaliteteve të Serbisë në Kosovë”

“Në bazë të informacioneve Gjuriq ka hyrë në Kosovë në një tubim me qytetarët e asaj pjese. Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionet dhe gjatë hyrjes në atë lokacion ka hasur në një rezistencë aktive. Përkundër kësaj Policia e Kosovës është përkushtuar ta zbatojë vendimin dhe arrestojë Gjuriq. I njëjti është larguar nga territori i republikës së Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme