Shtohen problemet për Zidanen para finales

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 08:51 | Nga

Problemet për Zinedine Zidanen nuk kanë të ndalur.

Tashmë ishte konfirmuar se Real Madridi do të jetë pa Bale, Ronaldo, Kroos, Pepe e Keylor Navas në finale, por në stërvitjen e fundit ‘Los Blancos’ kanë marrë një tjetër goditje.

Dani Carvajal dhe Isco janë në dyshim për finalen me Sevillan. Sipas asaj që raporton AS, Isco ka marrë një goditje të fortë në stërvitje derisa Carvajal ka ndier disa shqetësime, çka do të thotë se dy lojtarët në fjalë do të jenë në dyshim për sfidën e sotme që zhvillohet nga ora 20:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme