Real Madridi tenton transferimin e Dumfries

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut dhe duke se e ka gjetur atë.

Sipas asaj që raporton Defensa Central, Los Blancos duan ta transferojnë Denzel Dumfries nga Interi.

Mbrojtësi holandez po tregon formë të lartë te Nerazzurët dhe Real Madridi e dëshiron transferimin e tij.

Aventura e tij te Interi mund të përfundojë shumë shpejtë, pasi skuadra spanjolle ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij.

Kalimi i tij në Santiago Bernabeu në këtë afat kalimtar të janarit mund të jetë i vështirë, por jo edhe i pamundur.

Interi nuk do preferonte largimin e tij në afatin e dimrit, po e gjitha varet nga dëshira e holandezit se ku dëshiron të luajë.

Lideri aktual në Serie A mund të kërkojë deri në 40 milionë euro për kartonin e tij edhe pse kanë paguar 16 milionë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme