Interi këmbëngul për transferimin e Dumfries

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Denzel Dumfries ka qenë njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë në Kampionatin Evropian.

Mbrojtësi i djathtë i Holandës ka shkëlqyer me dy gola e një asistim në Euro 2020.

Falë paraqitjeve fantastike, Dumfries është bërë objektivi kryesor i Interit për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Neroazzurët kanë larguar Achraf Hakimin në drejtim të PSG-së, derisa holandezi Dumfries po shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.

Drejtuesit e Interit kanë nisur tanimë bisedimet me homologët e tyre të PSV Eindhoven për transferimin e anësorit.

Gjiganti holandez i ka bërë të qartë Interit se kërkon 20 milionë euro për lojtarin, nga ana tjetër Neroazzurët po kërkojnë ta ulin këtë shifër në 15 milionë.

Gjithsesi kampionët në fuqi të Italisë duhet të shpejtojnë për ta mbyllur marrëveshjen me PSV-në, pasi në garë për lojtarin janë edhe Bayern Munich dhe Everton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme