Zyrtare: Interi ‘blindon’ Bastonin me kontratë të re

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Alessandro Bastoni ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Interin deri në qershor të vitit 2024.

22-vjeçari ka luajtur një pjesë të rëndësishme nën drejtimin e Antonio Contes në dy vitet e fundit, duke ndihmuar klubin të sigurojë Scudetton e tyre të parë në 11 vjet.

Por, e ardhmja e tij në klub ishte e pasigurt, për shkak të mungesës së një kontrate të përmirësuar.

Megjithatë, Nerazzurrët kanë njoftuar se italiani tani ka nënshkruar një marrëveshje të re tre-vjeçare.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së Alessandro Bastonit”.

“Mbrojtësi, i lindur në 1999, do të jetë e Nerazzurrëve deri më 30 qershor të 2024”, thuhet në njoftimin e Interit.

Bastoni ka luajtur 33 herë në Serie A këtë sezon dhe ka mbledhur 74 paraqitje në të gjitha garat që nga depërtimi në ekipin e parë në Giuseppe Meazza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme