Interi konfirmon largimin e dy lojtarëve

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit Ashley Young dhe portierit Daniel Padelli.

Nerazzurrët kanë vazhduar me ndryshime në skuadër para nisjes së sezonit të ri 2021/22.

Pas arritjes së marrëveshjes për shitjen e Achraf Hakimi te Paris Saint-Germain, Interi ka konfirmuar edhe largimin e dy lojtarëve tjerë.

Young dhe Padelli nuk do të jenë më pjesë e Nerazzurrëve dhe kjo tashmë është konfirmuar nga faqja zyrtare.

“Ne i japim lamtumirën Ashley Young dhe Daniele Padelli”.

“Ishte një nder dhe një kënaqësi të festonim Scudetton me ju. Faleminderit dhe fatin më të mirë për fazën tjetër të karrierës tuaj!”, thuhet në njoftimin e Interit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme