Në Komunën e Pejës ka shënuar rritje trendi i divorcit. Shefi i Ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaçi, thotë se nuk ka javë që nuk janë sjellë nga gjykata 4 deri 5 shkurorëzime vetëm në Pejë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Trendi i shkurorëzimeve është në rritje. Shkurorëzimet po ndodhin kryesisht për interesa të ndryshme ekonomike e familjare, që të zgjedhin martesën me marrëveshje, që njëri të lirohet dhe përmes martesës jashtë të gjejë mundësinë e depërtimit e të lidhë martesa atje për shkak të kushteve të vështira ekonomike, në të cilat po jetojnë në vendin tonë”, tregon Thaçi njërën nga arsyet e shkurorëzimeve.