Brenda 4-mujorit të parë të këtij viti janë paraqitur shtatë raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve.
Rasti më i ri është ai ndaj gazetarit mitrovicas Musa Mustafa, i cili është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi dërguar në telefon, në gjuhën serbe, nga një numër i operatorit IPKO. Ish-korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Mitrovica për 18 vjet, tani drejtues i portalit “infojeta.net”, Musa Mustafa, ka thënë për gazetën se e ka paraqitur rastin në polici dhe se pret nga ajo që ta gjejë personin që e ka kërcënuar.
Ai ka treguar edhe përmbajtjen e masazhit. (Koha Ditore)