Çmimet e ushqimeve në nivel global pësuan ulje të lehtë në nëntor, pasi ulja e çmimit në nënproduktet e qumështit kompensoi rritjen e menjëhershme në kuotimet e sheqerit dhe vajit vegjetal, sipas Indeksit të fundit të Çmimeve të Ushqimit të FAO të lëshuar sot.
Indeksi ka shënuar mesatarisht 175.8 pikë në muajin nëntor, 0.5 për qind më pak se një muaj më parë, ndërkohë që është rritur me 2.3 për qind nga një vit më parë.
FAO gjithashtu ka rishikuar parashikimet globale të drithërave dhe pritet që furnizimet në mbarë botën të rriten në gati 3 331 milion ton, një nivel i lartë i të gjitha kohërave.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO është një masë e ndryshimit mujor në çmimet ndërkombëtare të një shporte të produkteve ushqimore.
Rënia e nëntorit u shkaktua nga një rënie mujore prej 4.9 për qind në Indeksin e Çmimeve të nënprodukteve të qumështit sipas FAO-s, pasi kuotimet për gjalpë, djathë dhe qumësht pluhur u ulën.
Në të kundërt, Indeksi i Çmimit të Sheqerit në FAO u rrit me 4.5 për qind në muaj, kryesisht për shkak të rënies së eksporteve nga Brazili dhe frikës se çmimi më i qëndrueshëm i vajit mund të çojë në shtesën e prodhimit të etanolit.
Indeksi i Vajit Vegjetal në FAO gjithashtu u rrit me 1.2 përqind gjatë muajit, drejtuar nga çmimet më të larta të vajit të sojës, ndërsa vlerat e vajit të palmës u ulën për shkak të niveleve më të larta të parashikuara të aksioneve në Malajzi. Indeksi i Çmimit të Mishit të FAO ishte përgjithësisht i pandryshuar, ndërsa çmimi i mishit të gjedhit u rrit dhe kuotat e mishit të derrit pësuan rënie.
Indeksi i Çmimeve të Drithërave sipas FAO shënoi një rritje të vogël në muajin nëntor, shoqëruar nga një rritje prej 1.1 për qind në kuotat ndërkombëtare të orizit.
Prodhimi më i lartë i drithërave dhe stoku
FAO ka ngritur ndjeshëm parashikimin për prodhimin e drithërave në botë në 2 627 milionë ton, rreth 13.4 milionë ton më shumë se parashikimet e tetorit, me pjesën më të madhe të rritjes që kryesisht pasqyron vlerësime më të larta për rendimentin e misrit në Shtetet e Bashkuara dhe një rritje të konsiderueshme në mbjelljen e misrit në Indonezi.
Prodhimi botëror i grurit tani është parashikuar të mbërrijë në 754.8 milion ton, ndërsa prodhimi i orizit është parashikuar të jetë 500.8 milion ton, të dy vetëm një shkallë nën rekordin e shënuar në vitin 2016.
Shfrytëzimi total i drithërave në nivel botëror pritet të rritet me 1.2 përqind në sezonin 2017/18, duke arritur në 2 599 milion ton, me më shumë oriz dhe grurë të destinuara për konsum të drejtpërdrejtë njerëzor dhe drithëra që përdoren për të ushqyer kafshët. Stoqet botërorë të drithërave do të rriten në 726 milion ton një record ky, sipas projeksionit më të fundit të FAO-s. Rezervat e grurit dhe orizit në botë pritet të arrijnë nivele rekord.
Stoqet e larta dukshëm do të ngrenë raportin global të sasisë së drithërave në 27.3 për qind deri në fund të vitit 2017/18, niveli më i lartë i tij në 16 vite.