Në Ferizaj ka ndodhur një gjë e pazakontë. Policia njofton se një person është shtrirë në rrugën kryesore ku ka penguar qarkullimin e lirë të veturave dhe të këmbësorëve.
Kur njësiti policor ka ndërmarrë veprimin për ta larguar të dyshuarin nga rruga, i njëjti i ka sulmuar policët me grushte dhe shqelma, policët kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.