Bisedimet midis zyrtarëve turq dhe atyre grekë në selinë e NATO-s rreth mënyrave për uljen e tensioneve ushtarake në Mesdheun Lindor, kanë shtyrë për 10 shtator, kanë deklaruar të martën burimet e Ministrisë turke të Mbrojtjes.
Burimet kanë thënë se shtyrja ishte kërkuar prej komitetit ushtarak të Aleancës Veriatlantike, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar gjatë javës së kaluar se Turqia dhe Greqia janë pajtuar për të mbajtur bisedime, me qëllim të shmangies së aksidenteve, në kuadër të përshkallëzimit të kontestit në Mesdhe.