Shtyhen çmimet Grammy, kjo është arsyeja

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy është shtyrë për 3 Prill në Las Vegas.

Eventi ishte planifikuar për në 31 Janar në Los Angeles, por u shty për shkak të përhapjes masive të variantit Omicron.

“Ne jemi të ngazëllyer për të marrë GRAMMY në Las Vegas për herë të parë dhe për të organizuar një shfaqje të klasit botëror,” tha Harvey Mason Jr., CEO i Akademisë së Regjistrimit. Komediani Trevor Noah do të prezantojë eventin, që do të transmetohet nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Çmimet Grammy u shtynë gjithashtu për në vitin 2021 dhe në vend të janarit u ndanë në mars, nën masa të rrepta për të penguar përhapjen e virusit. Për shkak të ndryshimit të Grammy, çmimet CMT për muzikën country, të cilat fillimisht ishin planifikuar për në 3 Prill, u shtynë gjithashtu.

Të ngjashme