Shtyhet afati për aplikuesit për Listën e Barnave Esenciale

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Periudha e aplikimit është shtyrë për dy javë nga Komiteti teknik për revidimin e LBE për të lehtësuar bashkëveprimin ndërmjet aplikantëve dhe Sekretarisë së Komitetit, për të siguruar që aplikacionet adresojnë në mënyrë adekuate elementet kritike për përzgjedhjen: rëndësinë e shëndetit publik, efikasitetin klinik dhe sigurinë e barit të propozuar.

Në punëtorinë tre ditore të mbajtur në Prishtinë nga Komiteti teknik për revidimin e Listës së Barnave Esenciale, me asistencën edhe të ekspertëve të OBSh-së, Komiteti teknik, duke marrë paraysh kërkesën e subjekteve të ndryshme farmaceutike, vendosi që afati për aplikimet për përfshirjen e barnave të reja dhe ndryshimet ose fshirjen e barnave aktualisht të listuara, në Modelin e listës të 2018 të shtyhet deri me datë 31 tetor 2018.

Periudha e aplikimit është shtyrë për dy javë për të lehtësuar bashkëveprimin ndërmjet aplikantëve dhe Sekretarisë së Komitetit teknik për revidimin e LBE, për të siguruar që aplikacionet adresojnë në mënyrë adekuate elementet kritike për përzgjedhjen: rëndësinë e shëndetit publik, efikasitetin klinik dhe sigurinë e barit të propozuar.

Çdo aplikim duhet të shoqërohet me një formular të kompletuar të Përmbledhjes së Informacionit të Aplikacionit, të publikuar në ueb faqen e MSH-së: msh.rks-gov.net, në rubrikën Revidimi i Listës së Barnave Esenciale.

Aplikacionet mund të të dërgohen me e-mail në Sekretarinë e Komitetit teknik të Listës së Barnave Esenciale të MSh në e-mail: [email protected] si dhe ne Sekretarinë e Komitetit përmes protokollit të MSh-së në kopje fizike në formatet PDF dhe Word, pra deri më 31 tetor 2018, ndërsa Komiteti teknik është në finalizim të një forme (template) standarde, e cila do t’u lehtësojë aplikantëve formën e aplikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme