Seanca fillestare ndaj 35 policëve të rajonit të Mitrovicës që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare është shtyrë, pasi gjykata pritet të vendos për ndarjen e seancës në dy pjesë.
Gjyqtari Avni Mehmeti ka kërkuar që rasti për policët e trafikut nga veriu i Mitrovicës të jetë i ndarë me ata të jugut, raporton KTV.
Ai ka thënë se policët e veriut nuk i lidh asgjë me ata të jugut përveç një akuze dhe profesioni.
Një trup gjykues do të gjykojë dy raste të ndara për policët e dyshuar për keqpërdorim të detyrës. Me këtë propozim është pajtuar prokurorja Zejnie Kelaj.