Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 11:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024. Ai njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin e menaxhmetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mos fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri pë tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”.

Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti.

Të ngjashme