Protesta me moton “No Nobel for Handke” e paralajmëruar për sot është shtyrë nga organizatorët për shkaqe sigurie, raporton Ekonomia Online.
Ben Apolloni, organizator i kësaj proteste tha se nuk e kanë ditur që protesta duhet të paralajmërohet në polici 72 orë para mbajtjes së saj.
“Ju njoftoj se protestën me moton “No Nobel for Handke”, të paralajmëruar për nesër, jemi të detyruar ta shtyjmë për shkaqe sigurie. Për shkak te jehonës se protestës në media dhe në rrjetet sociale dhe për shkak se ne nuk e kemi ditur që protesta duhet të paralajmërohet 72 orë më parë në polici, na është sugjeruar që ta shtyjmë”, ka shkruar ai.
Apolloni tha se opinioni do të njoftohet me kohë për ditën e mbajtjes se protestës, me te njëjtën moto dhe me te njëjtin qëllim.