Shtyhet seanca dëgjimore për rastin ”Monstra”

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 15:16 | Nga

Është shtyrë seanca dëgjimore në Gjykatën e Lartë për rastin e vrasjeve në liqenin e Smilkovës, i njohur si rasti “Monstra”.

Seancë ishte caktuar për ditën e nesërme, ndërkaq Gjykata bën të ditur se shtyrja e seancës ka ndodhur me kërkesë të avokatit Asmir Alispahiq, i cili ka probleme shëndetësore.

Seanca e javës së kaluar u shty për mungesë të dy avokatëve, e reja do të caktohet. Përndryshe, vrasja ndodhi më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme