Seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit, e paraparë të mbahet të mërkurën në Gjykatën e Apelit është shtyrë, raporton Ekonomia Online.
Shtyrjen e seancës e ka konfirmuar avokatja e familjes Veselit, Rina Kika e cila tha në seancë ka munguar mbrojtja e të akuzuarit.
Ajo tha se kanë bërë ankesë që dënimi të zgjatet ne 35 vjet, nga 25 sa ka marrë vendim Gjykata.
“Unë përfaqësoj familjen e Kujtim veselit i cili u vra në me 11 korrik të vitit 2019 . Sot para gjykatës së apelit ka pasur të mbahen seanca e shqyrtimit të ankesës për rritjen e dënimit ndaj Sefedin Osmanit i cili u dënua vetëm 25 vjet. Ne kemi bërë ankesë që dënimi të rritet deri në 35 vjet. Kodi Penal i Kosovës e mundëson një gjë të tillë. Seanca është shtyrë me 11 mars në ora 10 e 15 meqë mbrojtësi i të akuzuarit nuk ka qenë i pranishëm. Vrasja dhe dhunimi seksual i Kujtimit nuk do të kishte ndodhur po të mos ishte për neglizhencën e skajshme të shtetit ku Sefedini ka pranuar se e ka dhunuar seksualisht Kujtimin dhe nuk është ndaluar as nga policia. Fushata drejtësi për Kujtimin i ka tri kërkesa dhe kemi kërkuar policisë dhe prokurorisë të kërkojnë falje dhe kompensim për dëmin që i është shkaktuar”, tha ajo.
Seanca është shtyrë me 11 mars në ora 10 e 15.
Gjykata Themelore në Prishtinë me 12.10.2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit.