Shtyhet seanca plenare, shkak, komisionet parlamentare

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë e planifikuar për datën 11 korrik është shtyrë për 18 korrik. Shkak për këtë shtyrje janë bërë komisionet parlamentare, të cilët ende nuk kanë mundur që të shqyrtojnë çështjet e planifikuara për rendin e dytës.

“Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare.

Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit, raporton Tch.

Të ngjashme