Shqyrtimi i raportit te shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2020, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është shtyrë për mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.
Kërkesa për shtyrje është bërë nga kryesuesi i Komisionin, Armend Muja i cili është përkrahur nga anëtarët e tjerë.
Ndërsa, anëtarët e Komisionit, Bedri Hamza e Eman Rrahmani, kanë kërkuar që materialet për pikat e rendit të ditës të shpërndahen më herët tek deputetët.