Shtyhet stërvitja e Përfaqësueses së Kosovës

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stërvitja e paraparë të zhvillohej në ora 16:00 është shtyrë.

Në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar, bëhet e ditur se për shkak të vonesave në linjat ajrore nga kushtet e liga atmosferike, janë detyruar të shtyjnë edhe stërvitjen.

“Stërvitja e Përfaqësueses së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar”.

“Vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë se Dardanët në këtë muaj (mars), do të zhvillojnë tre takime, dy nga të cilat janë për kualifikimet në Kupën e Botës.

Të ngjashme