Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po vendosen shtyllat e reja të ndriçimit publik në Bregun e Diellit, në hapësirat ku kanë qenë shumë të dëmtuara, por edhe nëpër pjesët ku ka munguar deri tani.
“Përmes kontratës për zgjerim dhe mirëmbajtje, po punojmë për një mjedis sa më të sigurt edhe gjatë natës”, thuhet në njoftimin e komunës.