Në konferencën që u zhvillua sot për mediat, kreu i qeverisë, në prani të ambasadorit të BE Luigi Soreca, tha se nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar datën e zgjedhjeve.
I pyetur se a do të pranonte propozimin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve me qëllim zgjidhjen e krizës politike, Rama tha se kjo nuk do të ndodhë.
Ai bëri me dije se në 1 qershor do të nisë fushata elektorale dhe se kjo është e pakthyeshme.