Seanca e parë në Gjykatën e Apelit në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bandës së tij, e cila ishte programuar për tu zhvilluar sot është shtyrë për në datën 4 shkurt.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë një nga të pandehurit, Blerim Shullazi, i cili ka ndërruar avokat. Ky i fundit kërkoi kohë që të njihej me dosjen dhe të bënte mbrojtjen e klientit të tij.
Po ashtu mësohet se nuk është bërë njoftimi i prej viktimave të procesit, Jano Zakës, biznesmenit që dyshohet se ka kërcënuar grupi dhe e ka gjobitur financiarisht.
Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.