Shumë fshatra të Lipjanit në terr, Ahmeti publikon një foto me qiri

Prishtinë | 31 Dhj 2024 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se shumë fshatra të kësaj komune janë në terr, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kjo situatë është e papranueshme në këtë shekull.

Përmes një shkrimi në Facebook thotë se përgjegjës për këtë situatë është Qeveria dhe ministritë përkatëse, pasi, sipas tij, kanë dështuar të menaxhojnë si duhet këtë çështje.

“Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së planifikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë ndaj nevojave bazë të qytetarëve. Kjo situatë nuk është thjesht një sfidë – është një dështim që nuk mund të tolerohet më. Së bashku, duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe veprime konkrete për të mos lejuar përsëritjen e kësaj papërgjegjshmërie. Tmerr!”, shkroi Ahmeti.

Të ngjashme