Ekspertët e sigurisë, Nuredin Ibishi dhe Behar Selimi, u kanë bërë thirrje institucioneve ta vazhdojnë punën dhe lobimin për anëtarësimin e vendit në INTERPOL.
Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se këtë vit shteti i Kosovës i ka shanset më të mira për t’u bërë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme.
Sipas tyre, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është në interes të kësaj organizate dhe të shteteve anëtare të saj.
Ibishi e Selimi i kanë quajtur të kota përpjekjet e Serbisë për ta penguar Kosovën në këtë proces.