Së paku 632 njerëz kanë vdekur dhe 329 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Marokun të premten vonë, raportoi të shtunën televizioni shtetëror duke e cituar Ministrinë e Brendshme të Marokut.
Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh, më 8 shtator në orën 23:11, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.