Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka folur hapur për fillimet e saj në muzikë dhe rrugëtimin artistik.
Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te bashkëpunimi i saj i parë muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë edhe në lidhje.
Egli theksoi se ai projekt mbetet shumë i veçantë për të dhe se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje.
“Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë”, u shpreh ajo.
“Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lansojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit”, shtoi Egli.
“Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që ishin”, theksoi artistja mes tjerash.
Egli nënvizoi se ndjen vetëm mirënjohje për atë bashkëpunim dhe për artistin me të cilin e realizoi projektin, duke ruajtur një qasje profesionale pavarësisht historisë së tyre personale.