Në internet është bërë shumë shpejt virale, videoja ku tregon momente të tmerrshme nga një tentativë e dështuar ulje e një “Boeing 777”.
Siç shihet edhe nga pamjet, avioni gjigant, i cili mund të mbajë deri në 396 pasagjerë, tentoi të ulet në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, por tentativa e parë e tij dështoi për shkak të erës së fortë.
Në video duket qartë lëkundja e madhe që pëson avion shumë pranë pistës, ku në momentin e fundit, piloti vendos të ngrihet sërish, transmetonn shekulli. Pasi kanë kaluar 10 minuta, ai rikthehet në pistë dhe këtë herë ulja është e suksesshme.
https://youtu.be/GKr_V9W94wY